Erblina N. Tahiraj – Studentet e Universitetit te Prishtines kerkojne lirimin e Ramush Haradinajt. Boapress ka intervistuar disa prej tyre dhe ja cka thone ata.
Unë jam Rita Duriqi, studente në departamentin e shkencave politike. Unë kërkoj lirimin e njeriut tonë, Ramush Haradinaj, sepse në këtë mënyrë respektohet lufta jonë e pastër për çlirim. Haradinaj ishte çlirimtar, e jo kriminel dhe vendi i tij është këtu me neve që i kemi borxh lirinë tonë.
Unë jam Drilon Gashi
Student i Fakultetit Universiteti I Prishtines Ekonomik-drejtimi Marketing, ka ardhur koha e drejtësisë. Unë jam për lirimin e Ramush Haradinajt.
Unë jam Venis Zeka, kryetar i departamentit të shkencave politike unë nuk dua që të vazhdojnë padrejtësitë ndaj popullit tim. Ramush Haradinaj është një nga ne. Unë kërkoj lirimin e tij.
Unë jam Blerona Selimi. Studente e Fakultetit të Edukimit dhe kërkoj lirimin e Ramushit sepse Kosova ka nevojë për njerëz që duan të mirën e vendit.
Unë jam Ardit Ternava. Student në Fakultetin Filozofik. Kosovës i duhen njerëz si Ramushi. Duam lirimin e tij.
Une jam Amir Kuqi Student i Universitetit te Prishtines , aktivist Politike, i arrestuar Politike gjithmone per një të ardhme më të mirë çdo herë i frymëzuar nga heronjte tane, Ramushi ishte i drejt në padrejtsin qe ndodhi ne Kosove andaj kur Drejtesia erdhi per popullin Shqiptar, padrejtsia duhet te ik me kthimin e Ramushit.
Emri im është Shenaj Dumnica. Jam studente e Shkencave Politike. Ne mësojmë ligje dhe drejtësi. Ne duam ligj dhe drejtësi prandaj duam kthimin e njeriut tonë në Kosovë.
Unë jam Albana Bucaliu. Jam studente dhe kërkoj drejtësi. A nuk janë pak gjithë ato vite i prangosur por i pafajshëm?
A nuk janë pak ato vite larg familjes së tij?
A nuk janë pak vite sakrificë?
Lirojeni Ramushin!
Jam Dritan Syla student i shkencave Politike vije nga qyteti i Skenderajt
#Liria qe ne kemi eshte e gjymte keshtu si eshte andaj bej thirrjebse nese dojme nje liri te plotebte lirohen djemt tane qe mbahen tw burogosur padrejtesisht kerkoi lirimin e heroit time #Ramush Haradinaj
Une jam Violeta Blakçori. Jam studente. Dhe jam e bindur që Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Ai do jetë shpejt në mesin tonë. Duam kthimin tend!
Falenderoj studentët për bashkëpunimin!
Ramush, Kosova po të pret!