.
×

Studentët e Universitetit Dardania vazhdojnë studimet e doktoratës në Universitetet me renome botërore



Pas përfundimit të studimeve në Bachelor dhe Master në Universitetin Dardania, studentët e këtij institucioni vazhdojnë studimet e Doktoraturës në universitetet prestigjioze evropiane.

Në mesin e shumë studentëve të Universitetit Dardania, të cilët ndjekin studimet pasuniversitare në Evropë është edhe Ermira Shehu, e cila është duke doktoruar në fushën e ekonomisë të programit të organizuar nga EU-Tempus, të cilin e udhëheq Universiteti i Bolonjës në partneritet me Universitetin Dardania dhe universitete tjera evropiane.

“Falë përgatitjes, shkathtësive dhe aftësive akademike të zhvilluara gjatë studimeve në Universitetin Dardania, unë sot jam duke vijuar studimet e Doktoratës. Pas intervistimit dhe vlerësimit nga paneli përzgjedhës i përbërë nga profesorë të Universitetit të Nicës dhe Bolonjës, unë jam shumë e lumtur dhe krenare, që në një konkurrencë të jashtëzakonshme arrita të pranohem”, tha Ermira, e cila përfundoi studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Dardania.

Arritjet akademike dhe suksesi i studentëve të Universitetit Dardania, dëshmojnë vlerat dhe cilësinë e studimeve në këtë institucion, të cilat pranohen dhe vlerësohen edhe nga Universitete të njohura botërore. /Telegrafi/