[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë një kërkesë të rëndësishme pas lirimit të masave



Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës (UP) po kërkojnë që sa më parë të hapet biblioteka e këtij fakulteti. Sipas tyre kjo kërkesë po bëhet pasi që biblioteka për ta është vendi më adekuat për të përgatitur provimet, të cilat do të mbahen në dy apele këtë afat veror.

Me 1 qershor në Kosovë ka filluar faza e tretë e lehtësimit të masave, ku aty është vendosur që të hapet gastronomia, kufijtë, dyqanet, qendrat tregtare, kinematë, teatri e shumë sektorë të tjerë. Mirëpo Qeveria nuk ka marrë ende ndonjë vendim në lidhje me bibliotekat e leximit, të cilat ende qëndrojnë të mbyllura.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në UP janë duke kërkuar hapjen e bibliotekës së fakulteti, kërkesë e cila sipas tyre është legjitime.

Në një grup të Faceboo’ut të quajtur ‘QAS’, ku janë të anëtarësuar thuajse të gjithë studentët e Fakulteti të Mjekësisë është shtruar një kërkesë për hapjen e kësaj biblioteka, duke thënë se të bëhet hapja duke respektuar rekomandimet e IKSHPK.

”Duke pasur parasysh vetëdijen e lartë të studimeve të fakultetit tonë, mendoj se ka shumë hapësirë të shikohet mundësia e hapjes së bibliotekës, gjithmonë duke i respektuar në plotni rekomandimet që dalin nga vet profesorët tanë”, ka shkruar njëri nga studentët që ka parashtruar kërkesën në këtë grup.

Metro mëson se studentët kanë bërë kërkesë edhe tek prodekani i Fakultetit të Mjekësisë, por që aty studentët nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje, pasi që nga ta është kërkuar që të qojnë kërkesë zyrtare në e-mail të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Fakulteti i Mjekësisë është njëri ndër fakultetet më kriteret më të larta dhe aty angazhimi i studentëve është më i madh se në çdo fakultet të UP’së.

Menu Title