.
×

Stresi ironizon Paradën e Krenarisë



 Dje në Prishtinë përfaqësuesit e LGBTI-së kanë mbajtur paradën e cila u quajt “Parada e Krenarisë”. Parada që mblodhi shumë persona të këtij komuniteti u mbështet edhe nga shumë fytyra publike siç ishin këngëtarë e politikanë, të cilët bashkë me ta kërkuan më shumë të drejta për këtë komunitet, shkruan lajmi.net

Mirëpo, nga emrat e njohur, kishte edhe nga ata që ishin kundër. Një ndër ta është reperi Stresi ai i cili përmes rrjeteve sociale ka bërë një ironizim të madh ndaj njerëzve që bëjnë pjesë në LGBTI.

Ai ka hedhur një foto në Instagram Taulant Ballës me barkun e fryrë, duke ngjarë në një mashkull shtatzënë. Ironizimin e tij e kanë përkrahur edhe shumë ndjekës të cilët përmes komenteve bënin shkaka me personin në foto, duke thënë “ishalla me një djalë”./bp/