[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

STOP!!! GARAGE SALE në Comodita Home!



28 tetori po sjell ngjarjen më të rëndësishme të blerjes në Kosovë. ​Eventi më i madh i zbritjeve në botë Garage Sale, i konceptuar në SHBA , po vazhdon për herë të  dytë në vendin tonë! Brendi ‘’Comodita Home’’ si gjithmonë sjell në mënyrë shumë të  kompletuar dhe kreative këtë koncept të shoqëruar me shumë surpriza më 28 – 31 tetor.

Veçantia e kësaj ngjarje qëndron tek ofertat më fantastike, çmimet më të ulëta dhe mënyra e  ekspozimit të produkteve para dyqaneve, me aksionin më të madh të zbritjeve, duke i ofruar  konsumatorit qasje të shpejtë në produkt. ​

Super aksion do të ketë edhe në hapësirat e brendshme të dyqaneve ku do të gjeni një gamë të  gjerë produktesh. ​

Nga data 28 tetor klientët do të kenë mundësi të regjistrohen në webfaqen  www.comoditahome.com  dhe do të përfitojnë të parët nga ofertat dhe zbritjet e mëdha.  Ndërsa duke filluar nga datat 29-31 tetor klientët kanë mundësi të përfitojnë produktet e tyre të  preferuara në secilin dyqan‘’Comodita Home’’ në të gjithë Kosovën, si dhe në faqet zyrtare të  rrjeteve sociale.​

Po ashtu, pjesë e eventit të çmendur të zbritjeve do të jetë edhe programi me pakot dhe ofertat  më të jashtëzakonshme ‘’Comodita TV shop’’, ky dyqan simpatik me mundësi blerje për vetëm 2  orë do të ju servojë shumë befasi.​

Kur thuhet se ky është eventi madhështor i zbritjeve për 4 ditë, atëherë thuhet sepse do të ketë  ulje deri në 70 %. Klientët përfitojnë si asnjëherë më parë nga çmimet marramendëse që  ofrojmë për produktet e shtëpisë, duke përfshirë kategorinë e gjumit, kuzhinës e deri tek  kategoria e udhëtimit.​

Nxitoni të përfitoni sa më parë produktet që dëshironi me super çmime vetëm në ‘’Comodita  Home’’.

 

 

Menu Title