.
×

Stolenberg për vizitë dy ditore në Shkup



 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, më 17 dhe 18 janar do ta vizitojë Maqedoninë. Më 18 janar në mesditë ai do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvendin e RM-së.

Pritet që sekretari i përgjithshëm i Aleancës të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, me liderin e opozitës Hristijan Mickovski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Vizita e Stoltenberg koincidon me intensifikimin e aktiviteteve për zgjidhjen e problemit me kontestimin grek të emrit të Maqedonisë, që e pengon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Më 19 janar në Nju-Jork, sërish është paraparë edhe takim i ri i ndërmjetësuesit Methju Nimic me përfaqësues të Greqisë dhe të Maqedonisë.