[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Stojonovic thotë se është i paligjshëm themelimi i ushtrisë pa pajtimin e serbëve



Zv-kryeministri në Qeverinë e Kosovës Branimir Stojanoviq ka deklaruar se dialogu në Bruksel është i rëndësishëm, se pret stabilitet në Serbi edhe pas zgjedhjeve presidenciale.

Stojanovic  beson se shumica e popullatës serbe në Kosovë ka besim të plotë te kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Ai për agjencinë e lajmeve Tanjug ka thënë se qëndrimi i Listës Serbe është i pandryshuar kur bëhet fjalë për transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri të Kosovës.

Sipas tij ky qëndrim është negativ dhe se formimi i ushtrisë pa pajtueshmërinë e serbëve do të ishte veprim i paligjshëm.

Lista Serbe ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në institucionet qendrore që nga tetori i vitit të kaluar, pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike nga Kuvendi i Kosovës.

Menu Title