[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Stojanovic: S’ka argumente serioze për krijimin e ushtrisë së Kosovës



Ndërtimi i institucionit të Forcave të Armatosura të Kosovës është përgjegjësi e madhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe për zyrtarët e lartë shtetëror, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, sipas zëvendëskryeministrit, Branimir Stojanoviq, ende s’ka argumente serioze për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq nga radhët e Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet qendrore të vendit, ka thënë për mediet serbe se ky subjekt politik mbetet pranë qëndrimit të saj që të mos votojë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Qëndrimi ynë për këtë nuk ka ndryshuar dhe e gjithë kjo dëshirë që kjo të bëhet, duket se buron para së gjithash nga arsyeja populliste e politikës ditore dhe se për këtë nuk ekziston nevoja serioze. Nuk ekziston as argumentim serioz i paraqitur se pse duhet të ndodhë kjo”, ka thënë Stojanoviq.

Ndryshe, duke u nisur nga mosgatishmëria e deputetëve të Listës Serbe që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese të nevojshme, ka pasur zëra që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të bëhet përmes një ligji të veçantë./rel/

Menu Title