.
×

Stilistja e njohur shqiptare vesh partneren e Cristiano Ronaldo-s dhe fotot po i lëmë t’i gjykoni vetë!



Partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo-s, ka shkëlqyer në eventin e mbrëmshëm në Shanghai, ku u shfaq e veshur me një fustan që e tregonte super seksi.

Siç e tregoi edhe vetë në profilin e saj në Instagram, fustani bust në ngjyrë ulliri i Georgina-s, me një të çarë anash që i tregonte këmbën, ishte punim i stilistes shqiptare Lia Stublla.

Georgina e etiketoi në postimin e saj në Instagram Lia-n, e cila është një ndër emrat e njohur të modës që ka veshur jo pak personazhe të njohur të showbiz-it të huaj.

Madje, i njëjti fustan i partneres së Ronaldo-s, u zgjodh si një ndër veshjet më të mira në parakalimin e tapetit të kuq në Festivalin e Venecias. Fotot e Georgina-s me fustanin e stilistes shqiptare kanë marrë mijëra komplimente në Instagram.

Për më tepër, gjykojini vetë!