.
×

Stili unik i Morena Tarakut, mahnit në paraqitjen e fundit



Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, është e njohur për jetën e saj luksoze.E padyshim se ajo që e karakterizon bukuroshen 25 vjeçare është stili i veçantë që posedon, shkruan lajmi.net

Pasi që është njëra nga këngëtaret që shpesh realizon imazhe profesionale, Morena edhe këtë herë e ndau me ndjekësit një të kësisoji. E veshur në të zeza dhe me plot sharm, Taraku dëshmon se është me të vërtetë në trend me stilin e jetesës.

“Prodhuesja e trendit që gjithmonë 🤦🏻♀”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Theksojmë se muaj më parë ajo është zhvendosur në Turqi, ku tani po vazhdon të jetojë atje dhe të merret me realizimin e projekteve të reja.