.
×

Statistikat e Messit ndaj Real Madrid



Mungesa e Messit do të jetë më e madhja e “El Clasico”. Numrat e tij kundër “mbretërve” janë impresionues.Lionel Messi, i cili pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Sevillas, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës, transmeton lajmi.net.

Në total, numri 10 i Barcelonës është përballur me Real Madridin 38 herë.

Ai regjistron 17 fitore, nëntë barazime dhe 12 humbje. Në këto ndeshje ai ka shënuar 26 gola dhe ka shtuar 13 asistime që nga paraqitja e parë.

Argjentinasi është lojtari që ka shënuar më së shumti në histori të këtij dueli. 15 nga 26 golat, Messi i ka realizuar në “Santiago Bernabeu”.

Mungesa e tij padyshim që është humbje e madhe për Barcelonën.