.
×

Sqarim i Qeverisë: Valon Halimi është këshilltar i kryeministrit Mustafa për çështje të migrimit



Zyra për Komunikim me Publikun në ZKM sqaron opinion lidhur me raportimet në disa medie rreth pranisë së z. Valon Halimi në delegacionin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bruksel. “Z. Halimi është pjesë e delegacionit të Kryeministrit Mustafa si këshilltar për çështje të migrimit. Valon Halimi, është njohës i mirë i politikave të migrimit dhe si i tillë është angazhuar me mbështetje të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM):, thuhet në sqarimin e Qeverisë.