.
×

Spekulimi i “Blic”-it serb: Daut Haradinaj përgatit sulm në Mitrovicë! (Foto)



E përditshmja serbe, “Blic” në numrin e nesërm shkruan se Daut Haradinaj, vëllai i liderit të AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, është organizatori kryesor i përleshjeve në Kumanovë.

Kjo e përditshme, e cila për këto informacioni thirret në raporton e shërbimeve sekrete serbe, tutje shkruan se “caku i radhës i Haradinajt janë të punësuarit në Zyrën për Kosovën në veri të Mitrovicës dhe atë para shkuarjes së Vuçiqit në SHBA”, transmeton Indeksonline.

“Blic” këtë artikull e ka në ballinë, derisa në fotografi shihet Daut Haradinaj bashkë me Ismajl Morinën, personin që pretendon se e ka ngritur dronin në stadiumin e Partizanit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.