.
×

Spektakël në ‘Wembley’, Barcelona mposht Tottenhamin



Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e mundur Tottenhamin 2:4 në ‘Wembley’.
Skuadra e Ernesto Valverde, ka bërë një hap të madh në Ligën e Kampionëve, duke e fituar spektaklin e gjashtë golave kundër Tottenhamit.

Që nga fillimi kjo ndeshje dhuroi emocione të jashtëzakonshme, duke ardhur goli i parë i ndeshjes që në minutën e 2’.

Ishte Philippe Coutinho që në minutën e 2’ dërgoi topin në rrjetën e Hugo Lloris për 0-1.

Një tjetër gol i bukur në këtë pjesë u shënua edhe nga Ivan Rakitic, që realizoi për 0-2 me një goditje të bukur vollej në minutën e 28’.

Pjesa e dytë solli një Tottenham më të organizuar, që gjeti golin në minutën e 52’ nëpërmjet Harry Kane për 1:2.

Por, ky rezultat nuk qëndroi shumë me Messin që doli në skenë në minutën e 56’ për të shënuar për 1:3.

Krejt çka arriti të bënte Tottenham deri në fund të ndeshjes ishte të ngushtonte epërsinë në 2:3 me anë të Erik Lamela, epësi kjo e cila nuk qëndroi deri në fund, pasi Lionel Messi u shfaq përsëri për të shënuar për 2:4 në minutën e 90′ të takimit.