.
×

Specialja do të ftojë të dyshuar tjerë, OVL e UÇK’së nuk e di nëse është intervistuar Shaip Muja



Në vazhdën e intervistimeve nga Gjykata Speciale, sot në media u përfol edhe emri i ish’deputetit të PDK’së Shaip Mujës. I kontaktuar nga Gazeta Express, Muja nuk e ka pranuar se ka dëshmuar para prokurorëve të Speciales. Se a ka marrë ftesë nga Haga nuk e dinë as organizatat e dala nga lufta.

Gjykata Speciale po vazhdon intervistimin e shumë personave, si dëshmitarë e të dyshuar.

Deri më tani është raportuar se disa nga krerët e UCK’së janë ftuar për intervistim, ndërsa sot në media se ka dhënë dëshmi para prokurorëve të speciales u përmend edhe emri i Shaip Mujës.

Lidhur me këtë cështje nuk kanë informacione as organizatat e dala nga lutfta.

Në një përgjigje, kreu i organizatës së veteranëve, Hysni Gucati po thotë se Muja nuk e ka lajmëruar ftesën e tij nga Specialja.

“Nuk kemi informacione nëse Shaip Muja ka marrë ftesë për në Gjykatë Speciale. I njëjti nuk është lajmëruar te ne për këtë”, tha Gucati.

Megjithatë, kryetari i organizatës së veteranëve po thotë se brenda pak ditësh para speciales priten të dalin edhe tre persona tjerë, identitetin e të cilëve nuk e ka zbuluar.

Megjithëse nuk dhanë informacione se a ka dëshmuar i njëjti apo jo, nga OVL-UCK i kanë bërë publik shumë nga emrat të cilët janë ftuar deri më tani.

Dje u bë e ditur se në cilësinë e të dyshuarit është ftuar edhe  Muhamet Sejdi Krasniqi.

Në raportin e Dick Martyt, ish-deputeti Shaip Muja ka qenë i apostrofuar si i përfshirë në trafikimin me organe, por edhe organizatat ndërkombëtare që kanë operuar me rendin dhe ligjin në Kosovë dhe janë marrë me hetimin e këtyre pretendimeve, përkatësisht UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk kishin arritur që të gjejnë ndonjë dëshmi të vlefshme për ta ulur Mujën në bankën e të akuzuarit.

Ish-deputeti Shaip Muja ishte i përfshirë më vonë edhe në procesin e njohur si Medikus, ndaj të cilit EULEX kishte ngritur edhe aktakuzë për trafikim organesh.