.
×

Sot protestojnë 25 kompani vendore para Bectel&Encës në Ferizaj, ja arsyeja



Kanë marrë pjesë në ndërtimin e autostradës Arben Xhaferi por nuk janë paguar nga Bectel&Enca. Kjo është arsyeja pse 25 kompani vendore do të protestojnë të hënën para kampit të Bectel&Enca në Ferizaj. Ja njoftimi:  Ju njoftoj qe ne se bashku me 25 kompani vendore qe kemi dhene sherbimet tona ne ndertimin e autostrades Arben Xhaferi, neser me date 27.05.2019 , ne ora 10:00- 12:00 do te mbajme nje proteste per shkak te mos kryerjes se pagesave ndaj neshe per punen qe kemi kryer. Protesta do te mbahet para kampit Bectel&Enca ne Ferizaj. Ju lutemi qe te na bashkangjiteni dhe te na jepni hapsire mediale per ta kerkuar te drejten tone ndaj kesaj padrejtesie qe po na behet thuhet në njoftimin e dërguar për medie nga 25 kompani vendore përcjellë Botapress.