.
×

Sot në Pejë, u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar



Sot, në ora 13:00, u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Pejë. Ashtu, sikurse në takimet e tjera të LSHB-së, edhe në Pejë, takimi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje kombëtare që e trajton çështjen kombëtare si tërësi si një çështje dhe ofron vizionin për të gjitha trojet tona që janë të pushtuara nga fqinjët.”, deklaroi z. Kreshnik Lukaj, koordintar Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Pejë.
z. Deni Rakoci, anëtar i Këshillit Themelues të LSHB-së në Pejë, lexoj urimin e kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu, me rastin e themelimit të Degës së LSHB-së në Pejë.
“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar konsideron se, Shqipëria e Bashkuar nuk duhet parë si rrezik për fqinjët, por si një mundësi për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin e Gadishullit Ilirik.” deklaroi z. Jimmy Daci, gjatë prezantimit të Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Themelimin e Degës së LSHB-së, e përshëndeti Gjeneral i UÇK-së, z. Ruzhdi Saramati, i cili i uroj LSHB-së në Pejë suksese në misionin e saj drejt bashkimit të Shqipërisë. Ndërsa, kryetari i Shoqatës së vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe ,,Martin Dreshaj”, z. Ukshin Jashari mbështeti fuqishëm nismën e LSHB-së, ku mes të tjerash tha: “Me ju, së bashku, drejt bashkimit kombëtar.” Formimin e degës së LSHB-së në Pejë e përshëndeti edhe z. Muharrem Bajraktari, Koordinator i Degës së LSHB-së në Drenas. Takimin e përshëndeti edhe Dega e LSHB-së në Patos, përmes një telegrami të dërguar nga Koordinatori i kësaj dege, z. Fabjol Kripa.

Anëtar të Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar të Degës Pejë u zgjodhën: Kreshnik Lukaj, Tina Mulaj, Jimmy Daci, Ardit Racaj, Bahrije Shoshka, Berat Qerkinaj, Sherif Zabeli dhe Deni Rakoci.