.
×

Sot në Borås të Suedisë shtrohet ”Sofra poetike 2019”



Sokol Demaku: Borås – Suedi : Në kuadër të punës së Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në aytetin Borås të Mbretërisë së Bashkuar suedeze ka vite që me shumë sukses funknsionon kjo Qendër kulturore e cila në mënyrë madhështore prezenton Gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare në Skandinavi dhe më gjërë. Sot në 30 mars 2019 me fillim në ora 12;00 në Sallën e kuqe të Shtëpisë së Kulturës në Borås shtrohet për të tetën herë ”Sofra poetike” e cila do mbledhë rreth vetës poetë nga vende të ndryshme të botës dhe në gjuhë të ndryshme, të cilët do kenë rastin dhe mundësin të paraqesin për lexuesin dhe degjuesine poezisë krijimet e tyre më të bukura që do sjellin në këtë ”Sofër të vitit 2019” Sa shifet nga lista e organizaotirt në të ka mbi 60 poet të cilët kanë kontribua me poezitë e tyre edhe këtë vit dhe të cilët 29 prej tyre do jenë se bashku me lexuesit në qytetin Borås për të prezentuar poezitë e tyre para publikut borårsar. Do ketë poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia veriore, Anglia, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Gjermani, Zvicra, Bullgaria, Cekia. Greqia dhe Islanda, të cilët poezitë e tyre do lexojnë në gjuhën amtare dhe po të jenë të perlthyera edhe ne gjuhën seudeze. QKSH ka nxjerë keto ditë edhe Antologjin me peoiztë e ardhitura për Festival e cila Antologji do i dhurohet secilit poet qe ka marrë pjesë në festival dhe dhe emblema e Festivalit me logone QKSH Migjeni. Aktivitet e QKSH Migjnei vazhdojne edhe neser në qytetin Norrköping me prezentimine pese titujve të lirbrave të Ullmar Qvick ribotua nga QKSH Migjnni këto ditë nga ora 12;00 në lokalet e bibliotekes së qytetit Norrköping. E me të vazhduar në mbrmeje në qytetin Göteborg me një ”Mbrëmje kulturore të letërsisë shqipe” oraganiza nga QKSH Migjeni në bashkepunim me PEN_in suedez ku ne panel do jenë, poeti, shkrimtari dhe profesori i Univesisteti të Tiranës Zyhdi Dervishi, poeti, shkrimtari dhe gazetari kosovar Ibrahim Kadriu, pastaj Kryetarja e PEN-it suedez me seli në Göteborg poetja dhe perkthyejsa Anna Mattsson e njohur edhe per lexuesin shqiptar.