.
×

Sot miliardere, dikur milte lopët – Befason Emina Çunmulaj



Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj në një emision televiziv ka treguar shumë për fëmijërinë e saj, rininë, jetën si modele dhe tani nënë. Në një pjesë, ajo tregon se i është lutur Zotit se a do të vijë ajo ditë që do largohej nga Shqipëria dhe mos t’ia ndjejë erën lopëve.

Supermodelja shqiptare, Emina Cunmulaj po vijon veprimtarinë e saj në SHBA, ku jeton me bashkëshortin e saj miliarder Sam Nazarian dhe dy vajzat. Ndonëse sot bën jetë luksoze, Emina ka qenë e sinqertë për të kaluarën e saj, duke theksuar se dikur milte lopët dhe lutej që një ditë të ikte.

“U zgjoja në mëngjes, milja lopët, kur isha nën lopë mendoja O Zot a do vijë ajo ditë që do iki, kurrë më mos t’i ndjej erën këtyre lopëve”, është shprehur Emina./Periskopi/BP/

 

Shpërndaje në: