.
×

Sot mblidhet Qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës



Kryeministri Ramush Haradinaj do t’i mbledhë sot gjatë ditës ministrat në mbledhjen e rregullt javore të Qeverisë. Mbledhja do të mbahet në orën 14:00.

Në rend të ditës, janë gjithsej katërmbëdhjetë pika dhe do të diskutohet për themelimin e Qendrës së Holokaustit shqiptar “Bllacë 1999”.

Gjithashtu, do të shqyrtohet propozim-vendimi për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për aktivitetet me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë.