.
×

Sot është bërë ndërrimi i orës – një orë më pak gjumë



Sot është bërë ndërrimi i orës, pasi akrepat e saj kanë shkuar plotë 60 minuta përpara, ashtu siç bëhet çdo herë në të dielën e fundit të marsit.

Ndërrimi i orës ka ndodhur në orën 02:00 të natës, që do të thotë se duke filluar nga sot në do të zgjohemi plotë një orë më herët për aktivitete të përditshme.

Ne do të jetojmë me këtë orë për plotë shtatë muaj, teksa ajo do të rikthehet përsëri ashtu siq ishte mes natës së 24 dhe 25 tetorit.

Ne tani kemi mundësi që ta shfrytëzojmë shumë më mirë ditën, pasi ajo do të jetë më e gjatë në krahasim me atë që është tani.