.
×

Sot, 46 vjet nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë



Sot bëhen 46 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.

Shënimi i përvjetorëve nisi me Simpoziumin për Skënderbeun që u mbajt në Prishtinë, i dyti me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me Flamurin Kombëtar Shqiptar që valonte pranë ndërtesës historike, pastaj vinte përvjetori i Alfabetit Shqip më 14 nëntor 1908. Mirëpo kurora e të gjitha këtyre manifestimeve kishte mbetur Dita e Flamurit Kombëtar më 28 nëntor.

Demonstratat e vitit 1968 kishin rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse ishin prioritare për ndërgjegjësimin e popullit shqiptarë që diplomacia evropiane e ndërkombëtare të kuptonte se populli shqiptar po shtypej nga Serbia.

Pas demonstratave të vitit 1968 në Universitetin e Kosovës filloi të rritet numri i studentëve shqiptarë.

U hapën shumë shkolla fillore dhe të mesme në të gjitha komunat e Kosovës, që ndikoi në emancipimin e femrës shqiptare.

Krahas rritjes së numrit të nxënësve dhe studentëve shqiptarë, u rrit edhe numri i librave në bibliotekat e Kosovës, që dikur në fondin e tyre kishin 75 për qind libra në gjuhën serbokroate, dhe 25 për qind në gjuhën shqipe, kundrejt popullit shumicë shqiptar me 90 për qind.

Jo vetëm kaq, sepse pjesa më e madhe e librave të përkthyer ishin nga shkrimtarët jugosllavë, mbi mesataren e letërsisë kombëtare shqiptare.

Para demonstratave të vitit 1968, shkollat e larta dhe fakultetet në Prishtinë më shumë kishin studentë serbë të ardhur nga Serbia Jugore se shqiptarë nga Kosova.