.
×

Soros i reagon Macronit, ja çfarë bën Thaçi



Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, ka reaguar lidhur me refuzimin e hapjes së negociatave nga ana e Këshillit të Evropës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai me anë të një postimi në Twitter teksa shpërndan mesazhin Karl Bild, pyet presidentin francez Emmanuel Macron se, “si e pret zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se duhet të ketë një debat për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së.

@AlexanderSoros

@carlbildt

No doubt that 🇫🇷 Macron has dealt a heavy blow to the overall credibility of the EU as an actor of relevance for the stability of Europe. In the very region where 🇪🇺 was to prove its powers it has now been stabbed in the back.

 

“Nuk duhet të lëmë krijojmë tabu dhe të lejojmë që paragjykimet dhe stereotipet të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Në këtë aspekt, unë e mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, ka shkruar Thaçi.

 

@HashimThaciRKS

We should leave no taboo and let no prejudices and stereotypes prevent us to have a meaningful debate about the relationship between the Balkans and the EU. In this light, I welcome the invitation by Alex Soros to such a debate. @AlexanderSoros

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një prononcimi për media kishte thënë se shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë dhe se hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin.Po ashtu, kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se shtyrja e hapjes së negociatave do të ketë pasoja për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.Kujtojmë se Këshilli i Evropës kishte refuzuar t’i hap negociatat për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.