.
×

Sonte nis festivali “Nine Eleven”



Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 15 filma, tetë prej tyre do të jenë premierë nga të cilët katër janë prodhim i Prishtina Filmit.

Sonte prej orës 20:00, në hapësirat e Sheshit 21 do të bëhet hapja e edicionit të 11-të të festivalit të filmit të shkurtë ‘Nine Eleven Dedication Festival’.

Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 15 filma, tetë prej tyre do të jenë premierë nga të cilët katër janë prodhim i Prishtina Filmit.

Juria në këtë festival përbëhet nga: dramaturgu Haqif Mulliqi, montazheri Agron Vula, kompozitori Florent Boshnjaku, regjisorja Lendita Zeqiri dhe aktorët mençur Safqiu dhe Gresa Pallaska.

9/11 daton që nga viti 2003 dhe shënohet çdo vit në shenjë respekti dhe përkrahje për viktimat e sulmit të 11 shtatorit në Amerikë.

Që nga nesër, për tre netë radhazi do të shfaqen filma në ndryshëm derisa të premten me 11 do të mbahet nata finale ku edhe do të ndahen çmimet.

Pas shfaqjes së filmave, çdo natë nuk do të mungojë as pjesë argëtuese e përcjellur me muzikë ku pjesë e saj do të jenë: DJ Robi, Egzona Ademi, Edona Reshitaj, BB Poqi e Ylli Limani./KultPlus.com

Orari i shfaqjes se filmave:
Ora 20:00
Sheshi 21

 

8 shtator 2014
1. Me mujt me bo, e kishim bo PREMIERE
Besart Sllamniku & Genc Berisha
2. Amel
More Raca
3. Shpresa
Naser Shatrolli
4. Një nate jashtë
Silvio Spahiu
5. Unë jam i biri i kurvës PREMIERE
Bledi Mane & Majlind Samadraxha

9 shtator 2014
1. E dashura, Nita
Alban Zogiani
2. My city screams PREMIERE
Iber Deari
3. Loren PREMIERE
Guxim Klinaku
4. Good time to die
Senad Abduli
5. Pandora PREMIERE
Dhurata Hoti & Arlinda Morina

10 shtator 2014
1. Vibrime ne mesnate PREMIERE
Anton Ndreca
2. Lulet
Agim Sylejmani
3. Me një shikim
Nevila Cani
4. Udhëtimi PREMIERE
Gazmend Nela
5. Piano PREMIERE
Xhelal Haliti & Burim Haliti.