[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sonte nis debati i parë presidencial amerikan, Trump & Biden!



Presidenti i tanishëm republikan, Donald Trump dhe kundërkandidati demokrat, Joe Biden do të përballen sonte në debatin e parë nga tre debatet përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Debati do të mbahet në Cleveland, Ohio.
Sipas sondazheve, Biden ka një avantazh prej shtatë për qind në raport me Trumpin, por ai avantazh nuk është aq i madh në vendet që janë thelbësore për zgjedhjen e presidentit, raporton Zëri i Amerikës.
Kjo rrit shanset e Trumpit për të marrë më shumë vota, siç ishte rasti në vitin 2016, por vota të mjaftueshme që elektorati të bëhet president.
Vlerësohet se njëqind milion amerikanë do ta shikojnë debatin 90 minutësh. Vetëm njëqind njerëz do të shikojnë duelin e parë të dy kandidatëve drejtpërdrejt, por do të transmetohet “live” në televizion. Moderatori do të jetë gazetari, Chris Wallace nga Fox News. Wallace tha se do të bënte pyetje brenda gjashtë temave – ku secila ka 15 minuta.
Ka të ngjarë që një ndër temat të jetë edhe raporti i ri i New York Times, i cili thotë se Trumpi pagoi vetëm 750 dollarë taksa në vitin 2016 dhe 2017, pavarësisht pasurisë që pretendon se ka ai.
Trump e vlerësoi raportin si “një lajm krejtësisht të rremë”, por fushata e Bidenit lëshoi një video që tregon një mësues, një punëtor dhe një zjarrfikës që paguajnë taksa me vlerë mijëra dollarë, ndërsa Trump paguan 750 dollarë.
Debatet në zgjedhjet e mëparshme presidenciale u treguan thelbësore për rezultatin, por pyetja është nëse do të jetë kështu edhe këtë vit. Sondazhet tregojnë se më shumë se 90 për qind e votuesve kanë vendosur kënd do ta votojnë dhe nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë mendjen e tyre.
Votimi tashmë ka filluar në shumë shtete. Qytetarët po presin në radhë, dhe këtë vit një numër i madh i votuesve kërkuan të votojnë me postë për shkak të pandemisë.
Trump, megjithëse pa prova, pretendon se një numër i madh i votave të marra me postë do të dërgojë në mashtrim të zgjedhjeve në favor të Bidenit. Kjo është arsyeja pse nuk pranoi të angazhohej për një tranzicion paqësor të pushtetit nëse fiton kandidati demokrat.

Përpara debatit, Trumpi vuri në dyshim mprehtësinë mendore të Bidenit dhe u përpoq ta diskreditonte atë duke pretenduar se po përdorte drogë për të përmirësuar paraqitjen publike.
Aaron Cal, një trajner i debateve në Universitetin e Miçiganit dhe bashkëautor i Debatit me Donald, thotë se edhe nëse një numër i vogël i votuesve janë të pavendosur, të dy kandidatët duhet të tregojnë veten në dritën më të mirë.
Cal beson se Biden, i cili është 77 vjeç, duhet të bindë votuesit e pavendosur se është i aftë fizikisht dhe mendërisht për të qenë president.
“Biden duhet të theksojë përvojën, agjendën dhe vizionin e tij për të ardhmen në lidhje me Trumpin”, tha Kal.
Nga ana tjetër, 74-vjeçari Trump, thotë Kal, duhet të shpjegojë pse e meriton të qëndrojë edhe për katër vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë.
Avantazhi i tij më i madh, sipas sondazheve, është ekonomia dhe kjo është arsyeja pse duhet të paraqesë një plan për uljen e papunësisë dhe rritjen ekonomike.
Ai gjithashtu beson se rishikimi i aftësive mendore të Bidenit nga Trumpi është një gabim, sepse kështu ai ul pragun e pritjeve të qytetarëve për Bidenin.
Ndryshe, debati i parë është planifikuar të mbahet në ora 03:00–04:30, sipas orës sonë lokale.

Menu Title