[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sonte ”Fadil Vokrri” do ta ketë një pamje speciale, mësoni arsyen



Kosova sonte luan përballë Moldavisë në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve.Përkundër faktit se tifozët do të mungojnë, pamja e stadiumit pritet të jetë speciale, përcjell Botapress.

Kjo pasi “Dardanët” përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë konfirmuar se ulëset do të kenë lule, në kuadër të fushatën senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

‘Dardanët’ do ta mbështesin fushatën senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

Menu Title