.
×

Solari thyen rekordin 61 vjeçar te Real Madrid



Santiago Solari e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Real Madrid, duke thyer një rekord të vitit 1957. Fitorja e Real Madrid në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen me rezultat 0-5, ka qenë fitorja e tretë e ‘Los Blancos’ nën drejtimin e trajnerit Santiago Solari.

Trajneri argjentinas me këtë fitore, ka vendosur një rekord të ri te Real Madrid. Ai është bërë trajneri i parë që nuk pranon gol në tri ndeshjet e para si trajner i Real Madridit, gjë të cilën e kishte bërë për herë të fundit Luisa Carniglio në vitin 1957.

Real Madrid në tri ndeshjet e fundit me trajner Santiago Solarin, ka mposhtur 4:0 Melillën në Kupën e Mbretit, 2:0 Real Valladolid në La Liga dhe 0:5 së fundi Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.