.
×

Sokol Bashota, premton ndërtimin e Ambulancës Shëndetësore në fshatin Perqevë të Klinës



Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në tubimin elektoral në fshatin Perqevë të Klinës, ka premtuar ndërtimin e ambulancës shëndetësore në këtë fshat për të siguruar shërbimet sa më afër banorëve.

Bashota, premtoi edhe asfaltimin e rrugës Perqevë-Sferkë, funksionalizmin e ujësjellësit në 6 mujorin e parë të qeverisjes dhe asfaltimin e rrugëve në ato lagje që mungon. Kandidati i PDK-së për kryetar komune Bashota, i shoqëruar edhe nga partneri i bashkëqeverisjes Avni Gashi i AKR-së, ka mbajtur tubime elektorale edhe me banorë të fshatrave Zajm, Volljakë dhe Qupevë e Ulët ku ka premtuar realizimin e gjitha projekteve të nevojshme për këto lokalitete. Ai bëri thirrje që të mos i besohet bllokut opozitarë të cilët kanë bëre pazare me poste qeverisëse që nuk janë në interes të qytetarit. “ Edhe në tre palë zgjedhjet e kaluara, opozita ka formuar bllok kundër PDK-së, por asnjëherë nuk kanë dalë fitues. Humbës do të dalin edhe më 19 nëntor ngase “ Forca e Ndryshimit”, po merr mbështetje të fuqishme të të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës”, ka thënë Bashota i cili bëri thirrje për dalje masovike në zgjedhje dhe të përcaktohen për alternativën me të mirë për zhvillimin e Klinës- PDK-në. “ Në këtë garë keni dy koncepte, atë të bllokut opozitar për interesa të tre katër individëve që njihen vetëm për humbje dhe konceptin tonë për zhvillimin e Klinës. Klina nuk do të lejojë një kryetar dekor, kukull që dirigjohet nga dikush tjetër. Unë nuk ndikohem nga askush dhe do të punoj vetëm për interes të qytetarëve. Ne, nuk bëjmë pazare me askënd për ndarje të pushtetit. Me partneret tanë AKR-në, PSHDK-në dhe IPK-në kemi harmonizuar programin për zhvillimin e Klinës”, pohoi Bashota.