.
×

SLS-ja e dënon ndalimin e këshilltarit të Ramush Haradinajt, Srgjan Jovanoviq



Botapress, 11 Maj-Partia e Pavarur Liberale që drejtohet nga politikani serb Slobodan Petroviç përmes një deklarate për media ka reaguar për ndalimin nga autoritetet serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë të dy zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës që njëherit janë edhe anëtarë të kësaj partie.

“Sot, në kalimin kufitar Dheu i Bardhë  rreth orës 11:40 për herë të dytë, është ndaluar Srecko Spasic, anëtar i Partisë së Pavarur Liberale dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës dhe Srgjan Jovanoviq, poashtu anëtar i Partisë së Pavarur Liberale dhe këshilltar i kryeministrit në qeverinë e Kosovës nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, me shpjegimin se ata kanë ri-urdhëruar për t’i mbajtur ata”.

Partia e Pavarur Liberale ka kërkuar përgjegjësi nga Presidenti i Serbisë, Kryeministri dhe Kryetari i Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës se pse anëtarët e kësaj partie po ndalohen nga autoritetet serbe.

Ata kanë bërë thirrje që të ketë edhe një reagim të veçantë të BE-së dhe të të gjitha institucioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me ndalimet e anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale.