.
×

Skenë gjigante në Prishtinë



Një skenë gjigante ka filluar të rregullohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytetin e Kosovës.
Pritet të jetë kjo një skenë për natën e ndërrimit të moteve, ngaqë Komuna e Prishtinës ka organizuar shumë aktivitete për këtë natë.

Përves kësaj skene, përreth do të jenë edhe 25 lokale që do të veprojnë në ambient tjetër nga ai që e kanë gjithmonë.

Prishtina këtë vit feston nga ora 14:00 deri në orën 02:00 pas mesnatës në sheshin në qendër të qytetit.

Ende nuk dihet kush do të performojë në skenën që ka filluar të rregullohet.