.
×

SKANDALOZE:PDK ka filluar të blej votat nga qytetarët, ja faktet (Foto)



Zgjedhjet e parakohëshme që pritet të mbahen më 11 qershor kanë vënë në lëvizje shumë parti politike për të fituar këto zgjedhje nga votat e qytetarëve.

Edhe pse këto ditë ka filluar fushata dhe takimet e liderëve partiake me qytetarë sa vijnë e shtohen, sipas burimeve të Botapress-it,  është vënë re edhe një fenomen tjetër i ‘‘mbledhjes’’ së votave,  siç është blerja e këtyre votave nga qytetarët.

 

 

Kështu një lexues i Botapress-it(emër i njohur në redaksi) i cili ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur në qytetin e Ferizajit, merret vesh se shumë individ po kërkojnë votat në emër të partisë, ndërsa në këmbim po ju ofrojnë qytetarëve para në vlerë 50euro.

‘’Ky fenomen ka ditë që po përhapet mirëpo unë se kam besuar derisa e provova vet’’, ka thënë ky burim i Botapress.

Ai ka theksuar se ishte duke pritur një shok të tij në rrugë kur një njeriu iu afrua dhe i kërkoi votën, sic ka thënë ai, në emër të partisë PDK, dhe kundrejt shumës 50 euro, raporton Botapress.

Po ai nuk ka pranuar ta shes votën, dhe kështu personi në fjalë është larguar me shpejtësi.

 

 

Ai poashtu pohoi se ky person shihet në kampuset universitare, dhe ju kërkon blerjen e votave në emër të partisë, kryesisht studentëve.

Më poshtë keni fotografitë me rrëfimin e qytetarit të Kosovës, i cili është ndjerë mjaft i indijuar nga kjo ngjarje./Botapress.info/