.
×

Skandaloze: Veterani i UÇK-së Shaban Ramaj- Shabi, këcënënon dhe ofendon Hysen Fejzën, babanin e dëshmorit Shkodran Fejza



 

 

Botapress, 17 Korrik – Hysen Fejza është një qyetar i fshatit Radavc të komunës së Pejës I cili ka një hall të madh, shkruan Botapress.

Ai I k dhënë vendit djalin e tij dëshmor Shkodran Fejzën, port ash 17 vjet pas lirisë së Kosovëss, atij si baba dhe djalit të tij dëshmor, dikush po ia lëndon zemrën dhe po tenton t’ia rrënojë memorialin e përjetësisë së dëshmorit Shkodran Fejza.

Hysen Fejza ka trokitur në dyert e drejtësisë por atje nuk beson se do të gjej drejtësinë.

Ka lajmëruar në polici rastin e kërcënimit të tij nga Shaban Ramaj por në vend të drejtësisë ka marrë masën e arrestit 48 orë.

Hysen Fejza ka gjetur një adresë tjetër të zgjidhjes së problemit të tij. Beson në medie, në lirinë e fjalës.

Ai i ka derguar redaksisë tonë këtë letër të cilën po e botojmë në tërësi:

Si lindi konflikti me Shaban Ramajn? 

 

Jam një qytetare nga Peja. e kam një problem dhe deshta të kontaktoj drejtperdrejt me ju ne lidhje me rastin ne fjal.

Unë quhem Hysen Fejzaj nga fshati Radac komuna Peje, Rasti ka të beje me një kanosje me arm me daten 2 maj ne fshatin Radac nga Shaban Ramaj.

Unë  jam prind i një deshmori SHKODRAN FEJZAJ po ashtu nga Radaci. Konflikti ka lind pasi ne kohen e fushates se zgjedhjeve Smajl Elezaj ish kryetar i shoqates se veteraneve të luftes se UÇK, Naim Gjuraj ish komandat i UÇK si dhe Shaban Ramaj kryetar i AAK Dega Radac të financiuar nga bizneset marrin iniciativ per ndertimin e memorialit të deshmoreve ne fshatin Radac.

Kontaktohet punekryesi dhe fillojne punimet me një shpejtesi per shkak të zgjedhjve për perfitim të votave. Në ndërkohë une  marr vesh pas një pjesmarrje ne një ceremoni varrimi të një kusheriri se djali im pra deshmori SHKODRAN FEJZAJ nuk perfshihet ne këtë memorial.

Kjo ndodh per inat.

Shaban Ramaj – Shabi është një prej shoqëruesve të Ramush Haradinaj 

Më 2 maj Shaban Ramaj kërcënon me ardhmë Hysne Fejzën, babain e dëshmorit Shkodran Fejza

 

Të nesermen me 2 maj ne një shitore ne fshat Drini ishin ne mbledhje një grup i bashkfshatareve. Ne ta kaluar andej pa pas informacion i takova dhe u ndala ju kam drejtuar Shabanit per mos perfshirje të djalit tim ne këtë memorial. Ai mu ka kercenuar me arm të nxehte .  Kanë nderhyr fshataret dhe na kanë nda.

Per këtë rast është e njoftuar dhe Policia e cila e ka bastis  Shaban Ramajn por pasi qe ka ndikim si zyrtar i AAK dhe nuk është marr asnje mase ndaj tij.

Të nesermen une Hysen Fejzaj kam shkuar dhe e kam demolu një pjes të memorialit ku me është nda djalin im.

Punimet tani janë të nderprera. Rasti është në Gjykat por unë dyshoj në drejtesi pasi i lart cekuri është i afert me AAK.

Prandaj une po kërkoj nga medium publik pasi qe sot drejtesia është vetem opinioni publik kam besim tek ju dhe shpreh vullnetin këtë rast ta publikoj krejt ngjarjen time.

 Shaban  Ramaj dëmton pllakën e dëshmorit Shkodran Fejza

 

Pas gjithë kesaj i lart cekuri Shaban Ramaj nuk ndalet shkon dhe me ngjyrë të zeze e ngjyros portretin e djalit tim ne pllaken perkujtimore e cila gjindet ne mes fshatit Radac ku edhe per këtë rast është njoftuar policia dhe nuk është marr asnje masë. Ndersa me daten 30.06.2017 i lart cekuri Shaban Ramaj tek rruga e fshatit Radac-Jabllanic e Madhe kishe qene i ndaluar me një zyrtar të policisë civilë pa uniform duke biseduar , njëri me mbiemrin Zogaj nga fshati Kaliqan. Jam ndaluar per të biseduar dhe ai ka ikur dhe është drejtuar menjehere ne polici ku pas pak minutave mrrin patrolla e policis tek puntoria ku punoj ku me kane udhezu me shku me dhene deklaraten ku jam mbajtur 5 ore dhe prokuroria merr vendim me arrest prej 48 oreve. Si pasojë e gjendjes sime shendetsore me transferojn ne spital ku kam qendruar 48 ore per shkak të gjendjes jo të mire shendetsore ku edhe posedoj fletleshimin e spitalit regjional të spitalit të Pejes.

Ju njoftoj se une jam person i hendikepuar qe nga lindja probleme ne të degjuar. Kjo nuk është marr parasysh as ne polici dhe as ne gjykaët. Nuk kam pasur interpretues prandaj kanë shkruar qfare kanë dasht dhe kanë marr vendim qka kan dasht pasi qe edhe prokurorja është e afert me AAK.

Andaj nuk me është dhene rasti as me fol.

I lart cekuri Shaban Ramaj është me të kaluar kriminale, ka qene edhe i burgosur është suspenduar nga FSK per shkaqe biznisit qe është nxene me shit blerje të armeve.

Jeta kerkoj mirkuptimin e juaj si mediumi me i besuar ne Kosove

Ju faleminderit per mirkuptim HYSEN FEJZAJ RADAC komuna PEJE

Hysen Fejza me djemte e tij 

Absurde: Rajoni i Policisë në Pejë nuk e ka evidentuar rastin

 

Botapress, ka këkruar nga Zyra për informim e Drejtorisë Rajonale në Pejë që të japë sqarime shtesë rreth këtij rasti dhe se deri ku kanë shkuar hetimet policore lidhur me këtë rast, por për habi ka marrë një përgjigje sa interesante aq edhe absurde.

Në përgjigjen e Zyrës për informim të kësaj drejtorie thuhet:

“Policia e Kosovës (PK), lidhur me kërkesën Tuaj të datës 12 korrik 2017 e cila ka të bëjë me raportim incidenti (rasti), nga ana e Hysen Fejzaj nga fsh. Radavc komuna Pejë, kundër qytetarit Smajl Elezaj, ju njoftojmë si në vijim,-

 

Bazuar në të dhënat nga Njësiti i hetimeve pran Stacionit policor në Pejë, nuk është raportuar, apo evidentuar ndonjë rast që ndërlidhet në mes të këtyre dy personave sipas shkresës tuaj” thuhet në fund të kumtesës së Zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

Pra duket se kjo Drejtori e Policisë ose nuk e ka evidentuar fare as konfliktin e 2 majit e të  30 Qershorit në mes të Hysen Fejzës e Shaban Ramajt ose e ka “asgjësuar” këtë rast nga dosja policore, siç është asgjësuar ose vjedhur edhe dhoma e dëshmieve edhe në këtë Drejtori të Polivicë  vjedhje kjo, që kishte ndodhur mes të datës 24 dhe 25 prill të vitit 2009.

Sidoqoftë një gjë duket se nuk është absurde në vendin tonë: se të fortit e bëjne ligjin dhe “të urtët” e hanë dajakun!