.
×

Skandaloze: Profesoresha e gazetarisë Remzije Shahini–Hoxhaj bën fushatë zgjedhore për burrin e saj edhe në Fakultet!



 

Shqipe Gashi – Botapress –  Disa studentë të UP-së të Departamentit të Gazetarisë, kanë treguar për Botapress se profesoresha e lëndës “Etikë e Gazetarisë” Remzije Shahini – Hoxhaj ka shpërndarë material propagandues për burrin e saj Enver Hoxhajn gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Gazetaria vazhdon të mbetet një profesion atraktiv për të rinjtë, por “ëndrra” për këtë profesion dhe përgatitja profesionale në universitete e kolegje private mbetet ende për t’u dëshiruar.

Ne biseduam me disa studentë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përshtypjet e tyre për këtë profesion ende mbesin në nivelin e një ëndrre të bukur, por jo edhe të një përgatitje të lartë profesionale që marrin në këtë Departament.

Ata janë shprehur se profesionin e gazetarisë e kanë një ëndërr të kahëhershme dhe si mbështjetje më e madhe morale të gjithë theksuan se janë prindërit dhe profesorët e Gjuhës Shqipe në shkollat paraprake, fillore e të mesme.

Por, studentët e gazetarisë që studiojnë në Fakultetin Filologjikë, Departamenti i Gazetarisë shprehen të zhgënjyer me nivelin e mësimdhënies në këtë fakultet. Madje ata thonë se  ky profesion po e humb fuqinë e tij për shkak të nivelit të ulët në mësimdhënie dhe praktikës së punës në mediet e sotme në vendin tonë të cilat në kërkim të sa më shumë klikimeve e leximeve, kriteri professional po e humb vlerën e vet,

Mirëpo edhe ata gazetarë që mundohen të ushtrojnë këtë profesion shpesh janë të rrezikuar. Andaj duhet të çlirohen nga cenuesit e lirisë së shprehjes, në mënyrë që të kemi një gazetari të mirëfilltë.

Por ka studentë të cilët studimet në Universitetin e Prishtines, në Departamentin e Gazetarisë i vlerësojnë mesatarisht të mira sepse aty merren  njohuritë teorike për gazetarinë. Por ata ankohen se në këtë Departament nuk mbahen punë praktike dhe në këtë drejtim ata mbesin prapa.

“Ne e kryejme Fakultetin e Gazetarisë por si të aplikojmë për punë kur asnjëherë s’kemi punuar në ndonjë medium për publikimin e një artikulli  por   vetëm e kemi ”vizatuar” në letër”.

Por një dukuri skandaloze që është vërejtur në Departamentin e Gazetarisë është përpjekja që profesorët e këtij Departamenti të “mbjellin” pikëpamjet e tyre politike.

Në u takuam me disa studentë të Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës dhe ata na thanë se gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Qershorit, profesoresha e lëndës mësimore “Etika e Gazetarisë”, Remzije Shahini –Hoxhaj e cila është edhe bashkëshorte e zv.Kryeministrit Enver Hoxhës ka shpërndarë fletushka zgjedhore për ta votuar burrin e saj. Krejt këto ajo i ka bërë si një “kushtëzim” apo si një  shlyerje e borgjit me notë”. Sipas këtyre studentëve, të cilët deshën të mbesin anonimë, në afatin e Qershorit, profesoresha Remzije Shahini -Hoxhaj ka kaluar të gjithë studentët të cilët kanë marrë materialet zgjedhore të Enver Hoxhajt si kandidat i PDK-së, ndërkaq pas zgjedhjeve i ka rrëzuar të gjithë nga provimi edhe pse kishin qenë më të përgaditur, ndër ta ishin edhe këta student të intervistuar.

Kurse studentët e gazetarisë në kolegjet private tregojnë për zhvillimin e pjesës praktike dhe gaditshmërinë e profesorëve për të bërë një ligjeratë sa më atraktive.