.
×

Skandaloze: Peticionin kundër ambasadorit amerikan, të nisur nga një terrorist, e nënshkruan edhe Shoqëria civile!



Botapress, 20 shkurt

Shoqëria civile në Kosovë ka nisur të nënshkruajë një peticion për largimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Grew Delawie.

Peticionin e ka iniciuar Roland Bartezko, i cili ishte dënuar me 23 vite burgim për shkak të një sulmi terrorist në Prishtinë, në vitin 2001.

Ambasadori Amerikan ka lëshuar akuza në drejtim të partive opozitare në Kosovë duke thënë se është i neveritur me veprimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Edhe gazetari Enver Robelli ka reaguar ndaj nismës për të larguar Ambasadorin Amerikan përmes peticionit të terroristit Bartezko.

“Veç mos fluturoni shumë me këtë peticionin që e paskësh nisur në change.org ky Roland Bartezko kundër ambasadorit amerikan në Prishtinë. Nëse është ai Bartezko që njihet në Kosovë, atëherë bëhet fjalë për një terrorist gjerman, mercenar, i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për terrorizëm, i njohur si «Shabani i UÇK-së»”, ka shkruar Robelli.

“Secili qytetar i Kosovës ka të drejtë të mos pajtohet me një mendim të një ambasadori amerikan. Por fushatë idiotike kundër tij nuk duhet të zhvillohet në Kosovë. Amerika, shtetet e mëdha perëndimore kanë bërë shumë për shqiptarët e Kosovës. Që shoqëria kosovare nuk është e zonja të gjejë politikanë më të mirë se këta që i ka sot, nuk është problem i ambasadorëve, në fund të fundit”, ka shtuar ai.

Roland Bartezko, i njohur në Kosovë si Shaban Parduzi, ka qenë i martuar me një grua nga Komuna e Vushtrisë.

BBC shkruante në maj të vitit 2002 se një gjykatë në Kosovës ka shqiptuar dënimin për 23 vite burg, një shtetasi gjerman, pasi që është shpallë fajtor për vrasje dhe terrorizëm. Njeriu, Rober Bartezko, është akuzuar për organizimin e një sulmi me bombë vitin e kaluar(2001) në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga ky shpërthim.

Bartetzko – I cili ka luftuar me ushtarët shqiptarë kundër forcave jugosllave, është i pari banorë nga perëndimi që është gjykuar për vrasje pas luftës.

“Bartetzko u dënua për vrasje, katër tenintim vrasjes dhe terrorizmit,” tha Andrea Angeli, një zëdhënës i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Motorisit serb, a.p është vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar