.
×

Skandaloze: Pal Lekaj rehaton militantët e AAK-së në Ministrinë e Infrastrukturës (Dokumente)



 

Boapress, 14 Qershor – Në konkursin e MI të shpallur për 8 vende të lira, së paku 5 veta janë pranuar në bazë të përkatësisë dhe lidhjes partiake me AAK-në shkruan Botapress. 

 

Nuk është me rëndësi diploma, as përvoja e as përgatitja profesionale. Me rëndësi është libreza partiake. Ky duket se është kriteri kryesor i punësimeve në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Pal Lekaj shkruan Botapress.

Kështu në konkursin e shpallur për 8 pozita Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë, nga Ministria e Infrastrukturës vërehen së paku 5 shkelje të këtij konkursi.

Sipas vendimit të shpallur për fituesit e këtij konkursi të cilin e posedon Botapress, shihet se prej 8 kandidatëve, së paku 5 prej tyre janë pranuar ose duke qenë militant të AAK-së ose familjarë të pushtetarëve të kësaj partie në nivele të ndryshme të pushtetit.

Kështu kandidatëte  pranuar:

  1. Dedë Nikolla nga Gjakova është militant i AAK së e djali i hallës së drejtorit të Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë Ferdinand Kolajt niveli i studimev Bachelor 3.
  2. Pajtim Jakupi – Kamenicë, militant i AAK se djali i axhës së Faton Jakupit, niveli i studimeve Bachelor 3 vjeçar
  3. Gresa Xhemajli – vajza e drejtorit të shëndetsisë në Gjilan Selami Xhemajlit, zyrtar i AAK, përgatitja shkollore bachelor, asnjë ditë përvojë pune, e diplomuar në një Kolegj Privat.
  4. Albulena Shatri – bachelor e diplomuar me shumë vonesë pa asnjë ditë përvojë pune!             5.Arta Maraj Tolaj – E diplomuar në komunikacion Rrugor jo në Ndërtimtari Konstruktive.

Në ndërkohë është eliminuar kandidati me studime master 5 vjeçare, me përvojë punë 12 vjeçare,

Edhe pjesa tjetër e të pranuarve apo aplikantëve janë me prejardhje nga Dukagjini dhe me lidhje politike të AAK-së.

Kështu na shkruan një prej aplikantëve (Emri i njohur në redaksi)  i cili ka plotësuar të gjitha kushtet, përveç se nuk është anëtar i AAK-së.

Punësimet mbi baza partiake e jo mbi vlera profesionale e përgatitje shkollore janë shndërruar në një dukuri kancerioze për shoqërinë kosovare.