.
×
droga

Skandaloze: Në Kosovë janë mbi 30 mijë përdorues të substancave narkotike



Moshat e përdorimit të substrancave narkotike sillet prej 15 vjeç deri në 50 vjeç. Më së shumti në Kosovë përdoret lloji i drogës Kabanis Sativa.

Arbenita Marmullaku-Botapress

Përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë tanë është duke u bërë dukuri në rritje dhe mjaft shqetësuese, madje kohën e fundit kanë dalë disa droga të reja të kombinuara si shumë të dëmshme.
Raportet që dalin çdo vit me statistika kanë treguar rritje gjithnjë e më shumë të përdoruesve si te meshkujt po ashtu edhe tek femrat, shkruan Botapress.

Organizata të ndryshme kanë marrë hapa për ti parandaluar të rinjtë që të largohen nga kjo dukuri e rrezikshme e që sipas tyre kanë arritur sukses që përmes edukimit dhe informimit ti kthejnë në rrugën e duhur shumë persona të moshës së re.
Lindon Bexheti, punëtori social i Organizatës Jo Qeveritare Labyrinth ka folur për Botapress për veprimtarinë e tyre për parandalimin e përdorimit të drogës dhe substancave narkotike në Kosovë.
lindon

Botapress: A është droga dukuri gjithnjë e më e përhapur nga të rinjtë kosovarë.

Lindon Bexheti: Kjo nuk është vetëm tek të rinjtë e Kosovës kjo është dukuri e përhapur në të gjithë botën. Raportet që i përcjellim vit pas viti tregojnë që është dukuri në  gjithnjë e më shumë në rritje tek të rinjtë por kjo nuk është shqetësuese sepse edhe popullata po shtohet normalisht edhe numri i përdoruesve.
Në Kosovë prej pas luftës kjo tendencë për tu rritur numri i përdoruesve është vërejtur krahas me shtetet tjera në rajon dhe Evropë, është fenomen në krejt botën jo vetëm në Kosovë, por normalisht strategjitë e reja dhe qasjet e reja si të luftohen dhe parandalohen këto dukuri janë duke e bërë më efikase, po rriten jo vetëm programet qe kanë qenë frikësuese por edhe ato informuese të zvogëlimit të demit e lloj lloj programesh të ndryshme që po i qasen të rinjve.
Botapress: Sa është numri i përafërt i përdoruesve të drogës në Kosovë?

 

Lindon Bexheti: Numër të saktë ose të përafërt nuk ka, por sipas ekspertëve që i kanë mbledhur disa të dhëna do të thotë prej Qendrës së Psikiatrisë, organizatës së Labirintit, Ministrive të ndryshme që merrën me këtë fenomen kanë dalë më një shumë prej 25 deri ne 30 mijë përdorues, por këtu përfshihen edhe ata që e kanë përdorur një herë dy herë e deri te ata më problematikë, kështu që ky numër mund të ndërroj shumë shpejt për atë nuk duhet të kapemi për shifra pa pasur hulumtime serioze dhe gjithëpërfshirëse për gjithë Kosovën.

Botapress: Te cilat mosha dhe gjini është më shumë i përdorur numri i drogës.
Lindon Bexheti: Tek moshat 15-18 deri në 22 përdoret më shumë një lloj i drogës Kabanis Sativa e ka edhe prej moshës 50 vjeçar që përdorin.
Më së shumti te mosha e pubertetit, në shkolla të mesme përdoret kjo, por për fat të mirë është njëra ndër drogat me rrezikshmëri më të ulët.

Ndërsa sa i përket gjinisë gjithmonë në botë kanë dalë meshkuj më shumë dhe këtu kanë dalë numra të disbalancuar ka pas raste 30% meshkuj e 15% femra.

Tek hulumtimet evropiane po shihet që numri i femrave po shtohet më shumë , por në Kosovë numri që është i përafërt 30% meshkuj 10% femra.

 

Botapress: Cilat janë llojet e drogave që përdoren më shumë tek të rinjtë e Kosovës dhe prej cilave qytete vërehet më shumë prania e madhe e drogës.
Lindon Bexheti: Normalisht ka mijëra mijëra lloje të substancave të ndryshme me efekte të ndryshme rrezikshmëri të ndryshme me përdorim të ndryshëm. Kanabisi është njëra prej tyre që është më e popullarizuar për shkak të shumë faktorëve.

Në vende të jashtme e kanë legalizuar shembull të moshuarit kanë vendosur që në vend të alkoolit të përdorin kanabis.
E sa i përket vendeve në Kosovë ku përdorët më shumë, normalisht në Prishtinë më shumë sepse aty ku ka më shumë popullatë dhe ku është urbanizmi më i zhvilluar përdorimi është më i madh për shkak se kërkesa është më e madhe, pastaj në Prizren e Gjilan këto janë vende që përdoret më shumë por kemi parë rritje edhe në Mitrovicë Ferizaj Pejë  dhe Gjakovë.
Botapress: Çfarë ka bërë Qendra juaj për parandalimin e përdorimit të drogës tek te rinjtë a keni të dhëna sa i keni larguar nga kjo dukuri negative.

Lindon Bexheti: Flasim për parandalim Labirinti prej 2002 është duke u marrur me parandalim ndoshta edhe më herët para se të funksionojë si organizatë kështu që prej 2002 parandalimin e kemi bëhet në mënyra të ndryshme.
Kjo edhe varet se çfarë qasje merr ti si organizatë sepse në literaturë ka lloje të ndryshme të parandalimit si ajo me anë të frikës, vetëdijesimit, televizorit, shkrimit dhe ligjëratave por që luan rol edhe kush me i mbajt ato ligjërata policët apo ekspertët e që më e arsyeshme është me i mbajte ekspertët sepse policët vetëm u mbjellin vetëm frikë atyre përdoruesve.
Në disa vende bëhet parandalimi duke e publikuar në televizor ku e kuptojnë gjithë popullata e pastaj personi nuk shkon më as në shkollë e që e gjithë kjo nuk ka shumë efekt.
Nuk mundemi me cekë sa kemi bërë, normalisht kemi bërë shumë por se di kush ka shpëtuar e kush jo, kemi mbajt ligjërata e ka marrë informata ai për parandalim, përmes shumë mënyrave besoj që kemi arritur për parandalim.
Botapress: Cilat janë pasojat shëndetësore të përdorimit të drogës dhe cili është mesazhi juaj për të rinjtë që të mos përdorin substanca narkotike dhe cili është mesazhi juaj që të mos përdorin drogë që të heqin dorë.

 

 

Lindon Bexheti: Pasojat i kemi dëgjuar dhe parë shumë herë ne lajme gazeta, në rrugë të varurit që shihen në gjendje mjaftë të keqe e shumë raste të ndryshme, besoj se ky është mesazhi më i miri për ata që veç kanë filluar me i hy kësaj rruge, do të thotë i ka parë çdo i ri këto gjëra.

Kemi parë shumë raste në filma e çdo kund për varësit e drogës dhe dëmet që i shkakton ajo, por në njëfarë mënyre nuk po ulet përdorimi  edhe pse po e dinë, e që do të thotë se nuk mundesh me ndalë duke e parë se sa dame shkakton.
Ne e dimë se çdo i ri të paktën ka parë video në rrjetet sociale që kanë ra dozë mbi dozë over dozë vdekje katastrofike mbi drogë dhe prapë përdorin.
Ideja është ti edukojmë mos ti trembim, duke i treguar cilën droge me përzier me çka bëhet ajo overdoza mbidozimi me çka me perzi çfarë me marrë cila është më e dëmshme e cila më pak.
Unë jam i bindur që çdo i ri është i mençur që ta kuptoj që nuk bënë të përdoret ose kur vendosin me përdorë sigurt duhet të mendojnë mos të binë, nëse përdorë sigurt ata i dinë pasojat nuk do të thotë që ti qëndrojnë mbi kokë familjarët por të ketë ai përgjegjësi për veten prej informatave që i kanë dhënë në shtëpi apo organizata.
Kjo është porosia ime që të rinjtë të informohen mos të shkojnë në vepra pa u informuar sepse është  problem pastaj shkuarja në vepra pa informata, shembull kur dalin jashtë nuk din çka përdorin, e kështu shumica nuk kanë përdorë pas informatave ose ata që kanë vendosur të përdorin pas informatave e kanë zvogëluar dëmin.
12049672_950097545036406_6070204650944018431_n