.
×

Skandaloze: Ministri i Qeverisë Haradinaj po akuzohet se ka rrahur shqiptarë në vitet 98-99



Ministri i ri i Qeverisë së Haradinajt, i cili u emrua të shtunën në detyren e tij të re, po akuzohet se ka keqtrajtuar shqiptarët në vitet e luftës në Kosovë

 

Nenad Rikallo, dje ka marr besimin e qeverisë në krye me Ramush Haradinajn, që të udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, por duket se e kaluara e tij është e errët.

 

Kështu të pakten thuhet nga një qytetar me emrin Blend Zymi, i cili ka shkruar përmes rrjeteve sociale, se Rikallo, ka keqtratuar studentët shqiptarë në kohën e luftës transmeton Magazina.al

 

Zymi i cili duket se është aktivist i Vetëvendosjes, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka kërkuar disa persona të rrethit të Deçanit që ishin student në vitet 97-98-99 në Prishtinë, e që sipas tij ishin pre e dhunës së ushtruar nga Ministri i ri i Bujqësisë.

 

Ja shkrimi i tij i plotë:

 

miq, shoke e dashamire, ju lus shume me e bo share kete postim edhe te gjithe se bashku me i kerku disa persona te rrethit te Deqanit qe kan qene student viteve 97-98-99 ne Prishtine dhe kan banu ne lagjen dardania ma saktesisht te banesat e solidaritetit ne katin e 7 , Ata studenten jane rrahur ne menyre mizore prej Nenad Rikallo, ne kohen e luftes !!

 

Djem, nese vendosni me u lajmru po ju premtoj qe nuk kan me dal emrat e juj ne publik po vetem ne organet e drejtesis, arsyen e dini ju pse!

 

Ju lutem lajmrohuni.

 

Falemnderit te gjithve.