.
×

Skandaloze: Lulzim Basha “uron” Ramush Haradinajn në gjuhën serbe (Dokument)



 

Botapress, 13 Shtator – Në vrullin e respektimit sa më shumë të dygjuhësisë e mbi të gjitha të gjuhës serbe nga institucionet e Republikës së Kosovës, po bëhen edhe gabime trashanike që më shumë e cënojnë gjuhën shqipe se sa që respektohet gjuha serbe, shkruan Botapress.

Një veprim sa trashanik aq edhe qesharak është edhe përkthimi në serbishte i telegrameve dhe urimeve nga personalitete të ndryshme në adresë të kryeministrit Haradinaj.

Duket qesharak e gabim trashanik edhe përkthimi i urimit të liderit të opizitës shqiptare Lulzim Bashës, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dërguar kryeministrit Haradinaj me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit në krye të Qeverisë shqiptare.

Madje është nënçmuese jo vetëm për z.Basha por është nëpërkëmbje e gjuhës shqipe që një telegram urimi i një lideri politik shqiptar dërguar një lideri politik poashtu shqiptar të shkruar në gjunë shqipe e të përkthehet në gjuhën serbe.

Hipokrizia dhe nënshtrimi politik nuk ka kufij në institucionet e vendit tonë. (Botapress)