.
×

Skandaloze: Largohet nga Gjykata Kushtetuese e Enver Hasanit, gjyqtari amerikan Robert Carolan  



Zyra për medie e Gjykatës Kushtetuese ka bërë të ditur se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Carolan për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës.

Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si deri më tani, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Americani Robert Carolan ishte i vetmi që votoi dy herë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “rastin e 17 korrikut” dhe e pranoi zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.