.
×

Skandaloze:  Ja si i pastrojnë rrugët e kryeqytetit  “bagerët” e Shpend Ahmetit  



Botapress 29 dhjetor

Kjo foto është bërë sot në mesditë në rrugën “Rexhep Luci” të Prishtinës, rrugë kjo që gjendet në mes të qytetit dhe që lidhet me Sheshin “Nëna Tereze”.

Sic e shihin në këto fotografi, kompania që ka fituar tenderin për pastrimin e rrugëve vetem po shetit nëpër rrugën „Rexhep Luci” në Prishtinë, por jo duke pastruar rrugën por duke e mbajtur  lart “teplotën” e jo duke e pastruar borën.

Duket se kjo është metoda më e re e pastrimit të borës, e paparë ndonjëherë në “historinë”e aktiviteteve të pastrimit të borës në ndonjë vend a qytet të rruzullit tokësor. Kjo ndodhë vetëm në kryeqytetin e Kosovës që menaxhohet nga Shpend Ahmeti.

Deshtimin per pastrimin e borës e ka pranuar edhe vete komuna e Prishtines. “Iinformojmë opinionin publik se nuk janë të rralla rastet kur kemi probleme edhe me disa me kompanitë e kontraktuara si rezultat i mungesës së kapaciteteve së tyre, mirëpo edhe për shkak në mos seriozitetit të tyre në raste të caktuara. Si masë emergjente, çdo makinerie të angazhuar për pastrimin e borës, Komuna e Prishtinës i ka bashkëngjitur edhe nga një ekip të inspektoratit, të cilët e kanë për detyrë jo vetëm mbikëqyrjen e pastrimin në përgjithësi, por edhe inspektimin e punës së secilës makineri të këtyre kompanive”, thotë Komuna e Prishtinës.