.
×

Skandaloze: Ja si e maltertoi Policia e Kosovës qyetarin nga Shqipëria Bashkim Rondoni, më 17 shkurt?



Botapress, 20 shkurt – Ne arsyetimin banal te polcise se Kosoves ne piken kufitare ne Vermice nder te tjerash thuhet se konsiderohet se paraqet kercenim per rendin publik, per sigurine e brendshme, shendetin publim apo marredheniet nderkombetare.
Zonja dhe Zoteri te mediave po ju drejtohem redaksive tuaj per te bere publike kete rast skandaloz ku une personalisht jam demtuar nga policia kufitare e Kosoves me date 17 Shkurt diten e pavaresise se Kosoves. Mesazh ankesen ne vazhdim ja kam derguar institucionit te Ministrise se Brendeshme te Kosoves ashtu sic me sygjerohet nga dokumenti qe mu dha ne zyrat e policise kufitare te Kosoves. Ju lutem ta beni piblike kete ngjarje ne menyre qe raste te tilla skandaloze kundra qytetareve shqipetare brenda dhe jashte Shqiperise te mos perseriten me kurre nga ata efektive te policise kosovare qe ne mungese pergjegjesie te plote abuzuan me pushtetin qe i jep veshja e nderuar e policise se shtetit.
Quhem Bashkim Rodoni jam qytetar i Republikes se Shqiperise me profesion regjizor. Ne daten 17 shkurt me rastin e pavaresise se Kosoves kam udhetuar per ne Prishtine me qellim festimin dhe filmimin e eventeve te dites. Ne kufi jam ndaluar nga policia kufitare bashke me nje grup qytetaresh qe udhetonin ne te njejtin autobus dhe pa asnje arsye te vlefshme me eshte refuzuar hyrja ne Kosove me pretendimin qe paraqisja rrezik per rendin, shendetin publik dhe mardheniet nderkombetare. Ne stacionin e policise kufitare jam keqtrajtuar dhe ofenduar nga policet ne detyre duke me trajtuar si kriminel ordiner megjithese mbas kontrollit qe me eshte bere nuk eshte gjetur asnje objekt i rrezikshem pervec kameras time me te cilen une filmoj.
Me respektin me te larte per ligjet dhe institucionin tuaj kerkoj zbardhjen dhe sqarimin e kesaj ngjarje shume te shemtuar e cila ka shokuar familjen time dhe te gjithe shoqerine ku une njihem si artist i suksesshem dhe qytetar i nderuar qe kurr nuk ka pasur probleme me ligjin qofte kombetar qofte nderkombetar.
Deshiroj te shtoj qe familja ime me prejardhje nga Peja eshte familje e nderuar dhe xhaxhai im Myrteza Rodoni eshte i shpallur qytetar nderi i Pejes, pikerisht per kete arsye veprimet e policise kufitare te Kosoves ndaj personit tim jane akoma me te renda dhe te denueshme nga institucioni juaj.
Me besimin e plote qe ju si institucion do merrni masa per sqarimin e kesa ngjarje dhe pastrimin e emrit tim dhe te familjes time ju falenderoj ne pritje te nje pergjigje sa me pare.
ps: bashkangjitur mund te gjeni dokumentin qe mu dha nga policia kufitare e Kosoves te cilin natyrisht nuk e ka firmosur si nje pretendim te pavertete dhe te padrejte.
Me respekt,
Bashkim Rodoni