.
×

Skandaloze: Ja se si Basri Muja e “privatizoi” Agjencinë e Akreditimit! (DOKUMENTE)



Drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, Basri Muja kishte gjetur mënyrën se si t’i shpërblente anëtarët e tij të familjes. Ai kishte angazhuar gruan e tij, Majlinda Ferati dhe të afërmin e tij, Armend Muja si dhe një punëtore të këtij agjencioni, Leona Kovaçi për përkthimin e materialeve të kësaj agjencie, si raportet e vlerësimeve të ekspertëve, propozimet e vendimeve, vendimet etj.

Sipas dokumenteve që i ka siguruar Gazeta Blic secila faqe e materialeve është përkthyer me nga 9 euro.

Njerëzit e tij Basri Muja i kishte angazhuar në kuadër të projektit të Agjencisë për Integrime Evropiane, i cili projekt e mbështeste Agjencinë e Akreditimit të Kosovës në proceset e akreditimit të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë.

Nga faturat që i ka siguruar Gazeta Blic, bashkëshortja e Basri Mujës, Majlinda Ferati kishte përfituar mijëra euro.

Hiq më keq nuk ka qëndruar në këtë aspekt as i afërmi i Basri Mujës, Armend Muja. Edhe ky ka marrë mijëra euro nga ky projekt. Armend Muja ishte arrestuar para disa mujash së bashku me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, Ferdije Zhushi- Etemi, nën dyshimin për dallavere me procesin e akreditimit të institucioneve private të arsimit të lartë.

Në vazhdim Gazeta Blic do t’i bashkëngjis vetëm disa nga dokumentet, që vërtetojnë pagesat e bëra nga AAK për bashkëshorten e Basri Mujës, për Armend Mujën dhe për punëtoren e këtij agjencioni, Leonora Kovaçi.

Këtu gjeni disa nga faturat e paguara për bashkëshorten e Basri Mujës, Majlinda Ferati

IMG_6541

 

IMG_6533

IMG_6537

IMG_6539

IMG_6540

IMG_6536

Këtu gjeni disa nga faturat e paguara për të afërmin e Basri Mujës, Armend Muja

IMG_6544

IMG_6543

IMG_6542

IMG_6547

IMG_6546

IMG_6545

Këtu ndërkaq, gjeni faturat e paguara për punëtoren e AAK, Leona Kovaçi

IMG_6550

IMG_6549

IMG_6548