.
×

Skandaloze: Edhe bashkëshortja e Ramiz Lladrovicit do të bëhet notere, ja emrat e familjarëve të tjerë të PDK-së!



Botapress, 29 Qershor – Së paku rreth 60 kandidatë që kanë kaluar provimin me shkrim për noterë janë anëtarë të partive politike, familjarë të tyre apo njerëz të lidhur me sistemin e drejtësisë. Prej rreth 200 emrave që janë në pritje për t’iu nënshtruar testit me shkrim, së paku 50 prej tyre janë emra që kanë lidhje me politikën e sistemin e drejtësisë.
Nga rreth 200 emra që e kanë kaluar testin me shkrim, rreth 100 prej tyre, sipas Ministrisë së Drejtësisë, do të fillojnë punën si noterë.
Gazeta “Koha Ditore” nga burime të saj ka identifikuar mbi 60 kandidatë që kanë lidhje me politikën dhe sistemin e drejtësisë.
Në mesin e tyre janë: bashkëshortja e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkëpunëtorë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkëshortja e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, vajza e ish-ministrit të FSK-së, Haki Demolli, dhëndri i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjyqtarë, fëmijë gjyqtarësh, përmbarues, fëmijë të përmbaruesve, fëmijë të noterëve, zyrtarë të PDK-së, i biri i ish-presidentit, Fatmir Sejdiu e emra të tjerë.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, konkursin për noterë e ka cilësuar si pjesë të reformës “Drejtësia 2020”. Ka konsideruar se procesi deri tash është udhëhequr në bazë të meritokracisë.
“Deri më tani procesi është udhëhequr sipas bazës ligjore që ka përcaktuar mënyrën e dhënies së provimit të noterisë, përfshirë emërimin e komisionit dhe definimin e procedurave për këtë qëllim. Në parim, secili qytetar i Republikës së Kosovës që ka plotësuar parakushtet themelore, nga secili komunitet ka pasur të drejtën kushtetuese që të jetë pjesë e provimit dhe mbi këtë temë nuk mund të ketë asnjë kriter tjetër përveç asaj që ka përcaktuar ligji”, ka thënë ai.
Sipas Tahirit, të vetmit parametra për të seleksionuar dikë janë ata që lidhen me kompetencën e dëshmuar për të cilën Komisioni vlerësues ka arritur në përfundim dhe jo përkatësia e çfarëdo lloji qoftë ajo.
Me gjithë që ka emra politikë në listën e publikuar, Tahiri ka mohuar që ky konkurs po udhëhiqet nga një parim i tillë.
“Jo vetëm që nuk është qëllimi ynë, por unë besoj se në asnjë rrethanë politizimi dhe profesionalizmi nuk janë dhe nuk mund të jenë të ndërlidhura në rastin e emërimit të noterëve të rinj. Si një ndër profesionet e lira ligjore, noteria është një profesion që ushtron pushtet të deleguar profesional dhe të përcaktuar qartë nga ligji, prandaj është ushtrimi i autorizimeve ligjore ajo që noterinë e bën një profesion të respektuar e jo ndikimi politik apo ndërlidhja me politikën”, ka thënë ai.
Tahiri ka deklaruar se nëse ka tendenca për komprometim të këtij procesi do të jetë vetë ai që do të kërkojë hetime.
“Megjithatë, në raste kur çfarëdo dyshimi i mundshëm mbi çfarëdo forme të abuzimit që ka mundur të ndodhë, për secilën rrethanë dhe për secilin rast veç e veç, unë do të kërkoj hetim të plotë dhe të pa kompromis. Ideja mbrapa shtimit të numrit të noterëve është ofrimi i shërbimeve sa më afër qytetarëve. Askush s’do të mundë ta komprometojë një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Nëpërmjet një përgjigje me shkrim, ai ka thënë se janë rreth 100 vende të lira për pozitën e noterit. Në listën e kandidatëve, që e kanë kaluar provimin me shkrim, janë rreth 200 kandidatë.
Kandidatët për noterë – Lidhjet e tyre me politikën dhe sistemin
1.Gentiana Bajraktari – e reja e Nehat Idrizit- kryetar i Komisionit për Provimin e Noterisë;
2. Florida Kostanica – familjare e Merita Kostanica, anëtare e Komisionit
3. Mimoza Gashi – gruaja e dekanit të Juridikut, Haxhi Gashi, vajza e ish-kandidatit për kryetar të Istogut nga PDK-ja, Beqir Sadikaj;
4. Shemsije Istogu-Ladrovci – bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit nga PDK-ja;
5. Merita Stublla – kunata e këshilltares së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla;
6. Ariana Demolli, vajza e ish-ministrit, Haki Demolli (LDK);
7. Shqipro Sejdiu – djali i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu;
8. Sami Istrefi – avokat shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë;
9. Simenana Beshi- vajza e Ali Riza Beshi, kryetari i Odës së Noterëve;
10. Floriana Rugova – zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, pjesë e Këshillit Drejtues të PDK-së;
11. Qëndresa Muriqi-Mekaj – e reja e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj;
12. Migjen Mekaj – djali i gjyqtares Nushe Kukaj Mekaj (i afërm i Salih Mekaj, po ashtu);
13.Zymer Metaj – kryetar i Gjykatës në Pejë, dega Istog;
14.Fatmire Dobruna – gruaja e ish-kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna;
15.Fatmire Jerliu – bashkëshortja e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi;
16.Arta Maliqi – vajza e gjyqtarit Naser Maliqi;
17. Gjyljeta Izmaku-Rama- bashkëshortja e deputetit Rafet Rama (PDK);
18. Suzana Kuçi – vajza e noteres Vizhdane Kuçi;
19. Shkelzen Ademi – djali i noterit Isak Ademi;
20. Arnis Dumani – djali i noterit Skender Dumani;
21. Tea Blakaj – këshilltare e jashtme e ministrit Abelard Tahiri;
22. Arben Mjeku – djali i noterit Afet Mjeku;
23. Fatlum Mjeku – djali i noterit Afet Mjeku;
24. Besnik Feka – gjyqtar në Vushtrri;
25. Floransa Sahiti – bashkëshortja e ish-shefit të Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti;
26. Erdon Gjinolli – sekretar i Odës së Noterëve;
27. Sheremet Livoreka – djali i noterit Hebib Livoreka;
28. Mimoza Zabeli – vajza e Gani Zabelit, gjyqtar në Gjykatën e Apelit;
29.Delvina Rexhepi – familjare e ish-ministrit Fatmir Rexhepi;
30. Bekim Reçica, vëllai i Betim Reçicës, sekretar në Ministrinë e Infrastrukturës;
31. Feim Maliqaj – zyrtar i Ministrisë së Kulturës, anëtar i PDK-së;
32. Valon Kashtanjeva – zyrtar qeveritar, djali i ish-gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva;
33. Alban Rrecaj – i biri i noterit Naim Rrecaj;
34. Faton Thaçi – familjar i drejtorit të KEK-ut, Nijazi Thaçi;
35. Blerta Dobra – e reja e Jetullah Gecajt (PDK);
36. Ekrem Salihi – ish-anëtar i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit;
37. Ekrem Dreshaj – familjar i ministrit, Uran Ismaili (PDK);
38. Ferdinand Radi- i biri i përmbaruesit Gjokë Radit;
39. Emine Sherifi-Lubiniqi- përmbaruese;
40. Fatlinda Shala – vajza e përmbaruesit Isak Shala;
41. Erblina Krasniqi-Prishtina – gruaja e pronarit “Trepharm”;
42. Ali Selimi – familjar i Nehat Idrizit;
43.Artan Bunjaku – i biri i Ramadan Bunjakut- noter;
44.Veton Zeqiraj – djali i gjyqtarit Shaban Zeqiraj- Suharekë;
45. Luljeta Plakolli – Kosumi- profesoreshë në Fakultetin Juridik;
46. Besnik Feka- gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë;
47. Fatos Kuçi – djali i noteres Vizhdane Kuçi;
48. Arta Maliqi Syla – vajza e gjyqtarit Naser Maliqi;
49.Emine Hyseni – gruaja e profesorit të juridikut, Flamur Hysenaj (punon në OJQ Norma, ku kryetari i Komisionit për Provim të Noterisë, Nehat Idrizi, mban trajnime);
50. Ardone Bahtiri- bashkëshortja e Bedri Bahtirit, zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë;
51. Vlora Spahiu-Kadriu (provimin e Jurisprudencës e ka kaluar në maj 2019), vajza e gjyqtarit, Berat Spahiu;
52.Mustafë Haxhiu- rreth moshës 64-vjeçare (pensionimi në moshën 65-vjeçare vlen edhe për noterët);
53. Miodrag Paviq- gjyqtar;
54. Blerim Baloku – përmbarues (djali i avokatit Gëzim Baloku).
55. Nexhat Pireva- hetues policor, djali i pronarit të kompanisë ‘Magjistrala’që është donator i PDK-së;
56. Ridvan Kajtazi- hetues në Inspektoratin Policor;
57. Artan Bunjaku- i biri i noterit Ramadan Bunjaku;
58. Arnis Dumani- i biri i noterit, Skender Dumani;
59. Dardan Çela- Agjencia Kundër Korrupsion;
60. Labinotë Kashtanjeva-asistente ekzekutive në Ministrinë e Integrimeve që udhëhiqet nga PDK;
61. Isuf Jahmurataj -zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë;
62. Zana Bejta- IPKO (anëtarja e komisionit Merita Kostanica është ish-punëtore e IPKO);
63. Xhylizare Selimi Dushi – mike e afërt e anëtares së komisionit, Merita Kostanica (një gjë e tillë dëshmohet edhe në profilin e Kostanicës në Facebook);
64. Florent Maliqi- PDK;