[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandali i vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, deklarohet Limaj



Botapress 21 Tetor – Nisma Socialdemokrate është distancuar nga anëtari Kadri Shala, për të cilin raportohet se është njëri nga biznesmenët në të cilin kanë shkuar dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë se të dyshuarin për vjedhjen e parava nga Thesari i Shtetit nuk e njeh, derisa ka ftuar sistemin e drejtësisë të hetoj thellë këtë rast.

“Nuk dimë më shumë se aq që u tha në konferncë për medie. Presim hetimet. Ajo çka mund të them është se hetimi duhet të jetë i thellë. Për këtë, besoj që shpejt do të dalin në pah organet e rendit. Ne duhet të shihemi sistemin e drejtësisë. Identifikimi që është në një parti është tendencioz. Nuk e di kush është. është dicka serioze dhe kushdo që është duhet të përgjigjet para ligjit. Me tentu me i mvesh kësaj një partie është për t’i ikur kësaj teme”, ka thënë Limaj në Rubikon.

Edhe sekrtari i Nisma-s, Bilal Shefiri ka thënë se kjo parti distancohet nga i dyshuari Kadri Shala.

Menu Title