.
×

Skandali i vizave: Austria nuk është prekur nga falsifikimet



Mediat austriake bëjnë të ditur që Ambasada e Austrisë në Kosovë dhe rajon nuk është “prekur” nga falsifikimet me viza që sipas raportimeve kanë prekur Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Përndryshe javorja gjermane Focus ka raportuar se në ambasadën e Gjermanisë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është zbuluar një mashtrim masiv me viza me një nivel të lartë profesionalizmi në falsifikim të dokumenteve, shkruan e përjavshmja gjermane, Focus.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Austrisë i ka thënë gazetës Die Presse që zyrtarët e këtij vendi kanë hetuar dhe ardhur tek përfundimi që raste të tilla nuk ka patur në këtë Ambasadë as në rajon.

Siç ka raportuar Focus, magazinë e njohur gjermane, e dyta përnga ndikimi pas Der Spiegel, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kanë zbuluar raste të shumta të falsfifikimeve të dokumenteve përfshirë këtue dhe aso që kanë të bëjnë me certifikata të njohjes së gjuhës gjermane nga Instituti Goethe.