[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandali i Dhurata Hoxhës: Në faqe të Ministrisë tregon si u martua



Në webfaqen e Ministrisë së Integrimeve Europiane, është publikuar një lajm ku tregohet për mënyrën se si është martuar ministrja e kësaj ministrie, Dhurata Hoxha. Në rrjetet sociale, ky publikim në faqen e ministrisë po kritikohet shumë.

Në web faqen e Ministrisë së Integrimeve Europiane, në rubrikën e intervistave dhe lajmeve të ministrisë, rezulton të jetë një intervistë e ministres së Integrimeve, Dhurata Hoxha, e cila ka treguar për martesën e saj dhe koston e martesës.

Në rrjetet sociale ky lajm ka nisur të shpërndahet me të madhe, ku po kritikohet Ministria për publikimin e këtij lajmi në faqen zyrtare të tyre.

Të njëjtin lajm e ka shpërndarë edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka shkruar se “arroganca e idiotësinat nuk kanë fund”.

“Në faqen zyrtare të ministrisë Dhurata na kallxon qysh osht martu e çfarë vello ka veshë. Arroganca e idiotësinat nuk kanë fund”, ka shkruar Mushkolaj.

 

Menu Title