.
×

S’ka paqe! Koronavirusi zhvendoset në Korenë e Veriut, vendi gjendet i papërgatitur



Mediat e huaja raportojnë se epidemia vdekjeprurëse koronavirus, është përhapur edhe në Korenë e Veriut, por vendi komunist nuk është i përgatitur për ta parandaluar atë.

Ekspertët mjekësorë janë të shqetësuar se vendi i izoluar si pasojë e politikave të ndjekura nga lideri suprem, Kim Jong Un, mund të ketë dëme të mëdha në njerëz si pasojë e virusit të njohur zyrtarisht si COVID-19.

“Nuk ka ilaçe të mjaftueshme për vendin, jam me të vërtetë i shqetësuar për ata që përballen me këtë sëmundje”, u shpreh Nagi Shafik një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Kujtojmë që deri më tani epidemia vdekjeprurëse ka vrarë 1383 persona dhe rreth 64,000 mijë të tjerë rezultojnë të infektuar me virusin që ka alarmuar botën.