.
×

S’ka liberalizim të vizave, kërkohet dorëheqja e Dhurata Hoxhës dhe jo vetëm e saj



S’ka liberalizim të vizave as këtë vit për kosovarët. Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johhanes Hahn tha se koha e mundshme që kjo të ndodh është viti 2020.

Krerët e institucioneve në Kosovë asnjëherë nuk i ndalen premtimet duke dhënë data nga më të ndryshmet. Shoqëria civile dhe opozita kërkojnë përgjegjësi, ndërkohë ka që mendojnë se Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën.

Zgjodhi Prishtinën për të dhënë lajmin e hidhur për gjithë kosovarët. Johhanes Hahn e tha pa asnjë dyshim, se liberalizimi ka mundësi të ndodh në vitin 2020. Asnjë përgjegjësi ende askush nuk ka dhënë nga udhëheqësit e Kosovës, për mosrealizimin e këtyre premtimeve.E ky dështim duhet të ketë përgjegjësi, që sipas Demush Shashës, nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane EPIK, ajo është te politikanët.

Ai konsideron se llogaridhënia duhet të jetë si vlerë dhe parim.Për KosovaPresss, Shasha thotë se dikush nga pushtetarët, e veçmas, Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, duhet të dorëhiqet.Njohësi i integrimeve evropiane, ndër të tjera, thekson se deklaratat si akuza ndaj BE-në, janë të pamatura dhe të gabueshme.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla shpreh dyshime se liberalizim të vizave mund të ndodh në vitin 2020.Sipas tij, kjo qeveri përveç trumbetimit mediatik, ka bërë dhe koncesione, siç i konsideron ai, të rrezikshme, për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare.

Dorëheqja e ministres për Integrime Evropiane për deputetin Sveçla është e pashmangshme. Mirëpo, ai thotë se të njëjtën rrugë duhet të ketë gjithë kabineti qeveritar, në krye me kryeministrin, Ramush Haradinaj.Qasje tjetër, ka deputeti nga radhët e Alternativës, Ilir Deda.

Ai shprehet shumë kritik ndaj Bashkimit Evropian.Sipas tij, kjo nuk ka të bëj më qeveri-opozitë, mirëpo, siç thotë ai me një mos përmbushje të obligimeve nga BE-ja, karshi Kosovës.Qytetarëve të Kosovës u është premtuar lëvizja e lirë që shumë vite. Në vitin 2011 kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi kishte thënë se brenda pesëmbëdhjetë muajve kjo çështje do të përfundojë.