.
×

Situata e Ligjit për Paga, sindikatat kërkojnë takim urgjent me krerët e shtetit



Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe e Policisë së Kosovës kërkojnë takim urgjent me krerët më të lartë të shtetit.Ky takim është kërkuar një ditë pas dërgimit të Ligjit për Paga nga Avokati i Popullit në Gjykatë Kushtetuese.“Ky takim kërkohet me qëllim të informimit nga ana e tri sindikatave për pasojat e mundshme në rast të mos implementimit të Ligjit të Pagave.

Takimi duhet të mbahet më së largu deri të martën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri sindikatave nënshkruar nga kryetarët Rrahman Jasharaj nga SBASHK, Blerim Syla nga FSHK dhe Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë.

Këto tri sindikata kanë kërkuar takim me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, kryetarët e partive politike Albin Kurti, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.