[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sistemit shëndetësor në Kosovë i mungojnë 5 mijë mjekë



Dy infermierë dhe një mjek nga spitali rajonal i Gjakovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. E kjo ka shqetësuar tej mase Federatën Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, e cila vlerëson se Kosova nuk ka kapacitete të plota për mbrojtjen e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit për luftimin e koronavirusit.

Kryetari i FSShK-së, Blerim Syla, në një intervistë për KP, ka ngritur shqetësimin për shëndetin e mjekëve, infermierëve, pro edhe stafit përcjellës, të cilët janë të angazhuar në nivel vendi për shërimin e pacientëve më COVID-19.

Ai thotë se statistikat në nivel global tregojnë për një rritje deri në 20 për qind të rasteve të infektimit të punëtorëve shëndetësorë. Ai thotë se Kosova deri në këto momente qëndron mirë, por e sheh sfidë mbrojtjen e mjekëve.

“Deri në këto momente në Kosovë nuk kemi raste shumë, por e keqja është rasti i paraqitjes së infermieres në infektivë, aty ku është lufta e parë dhe i kemi dy raste nga Gjakova. Jemi duke i pritur rastet edhe nga Podujeva të disa mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë. Numri nuk është i madh, Mirëpo nuk është këtu problemi, problemi është si ta ndalojmë këtë që të mos depërton te punëtorët shëndetësorë. Jo që na po duam t’i veçojmë punëtorët shëndetësorë nga popullata tjetër, mirëpo nga ajo që ata kanë për t’i shërbyer të sëmurëve të tjerë”, thotë ai.

Syla thotë se sindikatë kanë përcjell nga afër punën e mjekëve nëpër të gjitha pikat operues dhe se kanë vërejtur se kushtet nuk janë të mira. Sipas tij mungojnë mjetet mbrojtëse, andaj apeloi te institucionet që të marrin masa të menjëhershme për të ofruar sigur i maksimale për këtë kategori.

Qeveria në detyrë propozoi një pako emergj ente për ndihmë mjekëve, por edhe kategorive të tjera që janë në vijën e parë të frontit me koronavirusin. Syla këto ndihma po i vlerëson të parëndësishme në këtë kohë. Ai thotë se nuk ka çmim që e paguan tani punën e punëtorit shëndetësor.

Syla përmend edhe një problem që sipas tij është ndoshta edhe më i madhi. Ai thotë se sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë dhe ky sipas tij duhet të përbëjë shqetësim shtetëror, pasi që konsideron se një pandemi e tillë edhe pse mund të kalojë tani, pritet të rikthehet përsëri në vjeshtë.

Syla thotë se është koha e fundit që të gjithë politikanët, por edhe mbarë shoqëria ta kthejnë kokën nga shëndetësia dhe ta marrin ma seriozisht.

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 91 raste me virusin COVID-19, ndërsa një ka vdekur. Qeveria tashmë ka marrë disa masa parandaluese, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 17 :00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Menu Title